Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Erzeni shkruan historinë e saj në volejboll, shkatërron “Partizanin” dhe sfidon Milanon

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2019, 21:15 | Sporte të tjera
Erzeni shkruan historinë e saj në volejboll, shkatërron

Një natë historike për Erzenin në volejboll, Ekipi shijakas kualifikohet në turin e dytë të kupave të Europës në CEV Challenge Cup. , duke mposhtur edhe në takimin e dytë,  dhe me lehtësi, kampionet e Shqipërisë të Partizanit.

Erzeni triumfoi me rezultatin e pastër 3 me 0, ndërsa i nevojiteshin vetëm 2 sete për të prerë biletën e kualifikimit.

Në turin tjetër, skuadra shqiptare pritet nga skuadra italiane e mirënjohur, Milano.

https://a2news.com/2019/11/13/volejboll-partizani-dhe-erzeni-debutim-historik-ne-europe/

Fatkeqësisht, mbështetësit e Erzenit nuk do të kenë mundësi të përjetojnë këtë ndeshje të madhe në Shqipëri, pasi për shkak të tërmetit të 26 nëntorit është dakordësuar midis ekipeve që të dyja ndeshjet e këtij raundi, të luhen në Milano.

Gjithsesi, mendohet se nuk do të mungojë aspak mbështetja për shqiptarët, duke parë komunitetin që banon në atë qytet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë