Europiani U17, Shqipëria kundër Italisë, Kosova ndaj Portugalisë – A2

Europiani U17, Shqipëria kundër Italisë, Kosova ndaj Portugalisë

Short mjaft i vështirë për Shqipërinë dhe Kosovën, në kualifikueset e Europianit 2021 për 17-vjeçarë. Përfaqësuesja kuqezi do të luajë në Grupin 2, aty ku ka si kundërshtarë Italinë, por edhe Slloveninë dhe Rumaninë.

Po aq i vështirë edhe shorti për Kosovën. Dardanët janë në Grupin 6, me skuadra mjaft të forta, duke nisur nga Portugalia, për të vijuar me Republikën Çeke dhe Malin e Zi.

Ashtu si në turneun e 19-vjeçarëve, edhe nga kjo fazë e parë e turneut për 17-vjeçarë do të kualifikohen dy skuadrat e para të çdo grupi, por edhe katër më të mirat nga vendet e treta, të cilave në Elite Round, do t’u shtohen Holanda dhe Spanja. Faza finale e Europianit 2021 për grupmoshën e 17-vjeçarëve do të zhvillohet në Qipro.

GRUPI 2

Itali, Slloveni, Rumani, SHQIPËRI

GRUPI 6

Portugali, Rep. Çeke, Mali i Zi, KOSOVË

Shkarkoni aplikacionin e A2