Hidhet shorti i Kupës së Amerikës, grup i favorshëm për Brazilin – A2

Hidhet shorti i Kupës së Amerikës, grup i favorshëm për Brazilin

Brazili do të nisë mbrojtjen e titullit kampion të Kupës Amerikës nga një grup mjaft i favorshëm.

Shorti i turneut madhor përcaktoi grupet, me përfaqësuesen “Selesao” që do të sfidojë ndër përfaqësueset e tjera Kolumbinë dhe Peru.

Përballje spektakolare, në krahun tjetër, atje ku për t’u kualifikuar do të duelojnë së bashku, Argjentina, Uruguai apo Kili krahas kombëtareve të Australisë, Bolivisë dhe Paraguait.

Gjithsesi, përfaqësuesja e Argjentinës do të ketë avantazhin e publikut duke qenë organizatore e Kupës së Amerikës për vitin e ardhshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2