Ish-kreu i Institutit të Ndërtimit: Ekspertët në terren nuk janë të specializuar – A2

Ish-kreu i Institutit të Ndërtimit: Ekspertët në terren nuk janë të specializuar

“Ata ekspertë që dalin në terren janë shumë afër gjykimit popullor. Nuk janë ekspertë të specializuar. Mbikëqyrësi i një objekti duhet të ketë të paktën mbi 15 vjet punë. Nëse t’i nxjerr një çunak që trembet më shumë se qytetari për plasaritjen, nuk është në gjendje për të thënë që kjo strukturë nuk është e rrezikshme”.

Kështu u shpreh në A2 ish-kreu i Institutit të Ndërtimit, inxhinieri Artur Roshi, që theksoi se jo çdo plasaritje përbën rrezik për ndërtesën.

“Tërmeti nuk ishte i zakontë dhe sigurisht që do të kishte efekt tek godinat e vogla. Nuk është e lehtë për të gjetur fajtorët. Duhet ta shohim si një pikë që të ndryshojmë trajektoren e zhvillimit të ndërtimeve. Eurokodin nuk mund ta marrësh ta përkthesh dhe ta zbatosh këtu, pasi ne kemi kushtet tona. Kushtet teknike që ne kemi duhet të futen në kornizë. E njëjta situatë është edhe me kushtet e zbatimit që janë të 1989 apo edhe të 1978. Duhet të themi që njëlloj përgjegjshmërie është. Tirana nuk është prekur nga tërmeti. Nuk janë ekspertë punonjësit e administratës. Ata sapo kanë mbaruar shkollën. Nuk janë tërësisht inxhinierë, po nuk dua të futem këtu. Muri nuk është llastik që të mos plasaritet. Suvaja mund të ketë plasaritje. Mund të vijnë edhe nga efekte të tjera.

“Qyteza të reja do të jenë model”

“E shoh si propagandë, por besoj se do të bëhen pasi nuk ka rrugë tjetër. Problemi është se bëjmë diçka dhe kemi në mendje se çfarë produkti politik do të na sjellë pas. Duhet një plan strategjik për të ardhmen e brezave”.

Shkarkoni aplikacionin e A2