Ishmi pas tërmetit, banorët: Fshati jashtë hartës së inspektorëve – A2

Ishmi pas tërmetit, banorët: Fshati jashtë hartës së inspektorëve

Ishmi i ka shpëtuar vëmendjes së shtetit pas tërmetit. Në rreth 50 shtëpi të dëmtuara, askush nga inspektorët nuk ka shkelur.

Në fshatin Gjuricaj, situata duket edhe më dramatike në familjen Tema. Tërmeti i rrëzoi pjesën dërrmuese të banesës mbi krye, ndërsa e moshuara Xhumaile ka pësuar edhe dëmtime.

 Ajo tregon orët e tmerrit të tërmetit, ndërsa me lot në sy bën thirrje që dikush të kthejë sytë nga ta.

Dëmet në shtëpinë Tema, në Gjuricë të Ishmit

“Na ra kanaku, na u duk sikur ishte një kuçedër. I kam rritur me halle të mëdha çunat, rrinin të gjithë në të ftohtë”, thotë e moshuara.  

“Dhjetë kalamaj i kemi shpërndarë në duart e dynjasë, duke i thënë aman na i merrni. I bëj apel qeverisë, në qoftë se ka një shtet, që të vij një herë këtu”, thotë djali i saj.  Edhe në banesën tjetër të familjes Tema, i ftohti duket i papërballueshëm në qiell të hapur.

Pavarësisht se qëndron me sytë nga dera për të mirëpritur inspektorët, e moshuara Tema, nuk ka ndërmend të braktisë vendin.

“Unë nuk mund të ikë, nuk mund ta lej vendin tim, e gjallë askush nuk më çon në kurbet”, thotë Xhumailja.

Shkarkoni aplikacionin e A2