Kompleksi 11-katësh në Durrës/ Banorët, pa strehë: Flemë në makina – A2

Kompleksi 11-katësh në Durrës/ Banorët, pa strehë: Flemë në makina

Kompleksi 11-katësh në qytetin e Durrësit, i cili nga vlerësimi paraprak rezultoi me strukturë të qëndrueshme, por i pabanueshëm për shkak të dëmtimeve në mure dhe shkallët e brendshme, ka lënë pa shtëpi 285 familje.

Banorët ankohen se askush nuk u ka siguruar strehim dhe se po detyrohen të flenë në makina.

Ndërkohë, ka banorë që janë skeptikë edhe sa i takon konstatimeve paraprake të ekspertëve mbi qëndrueshmërinë e objektit.

Ky kompleks u inspektua nga ekspertë zvicerianë dhe shqiptarë, të cilët e vlerësuan objektin si të qëndrueshëm, por të pabanueshëm. 

Shkarkoni aplikacionin e A2