Kriza e Napolit, Ancelotti presion skuadrës: Fitoni ose largohem – A2

Kriza e Napolit, Ancelotti presion skuadrës: Fitoni ose largohem

1959 – Lindi Carlo Ancelotti, trajner italian i futbollit dhe ish-futbollist profesionit.

Tek italianët e Napolit situata vijon të jetë e tensionuar. Gjobat financiare dhe humbja ndaj Bolognas është pasqyra më e qartë, ndërkohë që trajneri Carlo Ancelotti i ka shkundur të gjithë futbollistët duke kërkuar rezultate në të kundërt do të largohet.

Për teknikun italian, dy ndeshjet e radhës, ndaj Udinese dhe Genk në Champions janë jetike. Nëse Napoli nuk rikthen qetësinë pas këtyre dy përballjeve, faturat do t’i paguajë Carlo Ancelotti, shkarkimi i të cilit duket zgjidhja e vetme.

Shtohen ndërkohë zërat e uljes në stol të Gennaro Gattuso, i cili pëlqehet nga presidenti De Laurentis dhe duket alternativa nga drejtuesit e Napolit.

Shkarkoni aplikacionin e A2