Kupa e Italisë, nuk ka surpriza te të mëdhatë, eliminohet Empoli i Veselit – A2

Kupa e Italisë, nuk ka surpriza te të mëdhatë, eliminohet Empoli i Veselit

Kupa e Italisë zbardhi të tjerë emra që ja dolën të kualifikohen në 1/8-at e turneut. Genoa është një prej tyre me ligurianët që mposhtën me shumë vështirësi Ascolin e Serisë B në shifrat 3 me 2. Genoa përmbysi rezultatin 20 minuta nga fundi, e gjendur deri në ato momente në disavantazh.

Fiorentina iu fal golave të sulmuesit Marco Benassi, golashënuesit më të mire të sezonit të kaluar për të mposhtur 2 me 0 Citadella në një ndeshje delikate, sidomos pas mbetjes me 10 futbollistë që në fillim të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër të Kupës së Italisë, ekipi i Federik Veselit, Empoli u eliminua nga skuadra tjetër e Serisë B, Cremoneze me rezultatin 1-0.

Shkarkoni aplikacionin e A2