Liderët tallen me Trump, Presidenti amerikan: Trudeau me dy fytyra – A2

Liderët tallen me Trump, Presidenti amerikan: Trudeau me dy fytyra

Ndërkohë, samiti I NATO-s që mbahet në Londër nuk është aspak pozitiv për presidentin amerikan, Donald Trump. Liderët e Francës, Kanadasë, Britanisë dhe Holandës janë filmuar duke u tallur me kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Këtë episod, Trump nuk e ka pritur mirë dhe në takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, solli dhe reagimin e tij. Presidenti amerikan sulmoi vetëm kryeministrin Kanadez, Justin Trudeau, të cilin e konsideron person me dy fytyra. “Është njeri I mirë, por e vërteta është se u zemërua sepse I thashë që nuk po paguante 2% për NATO-n”, u shpreh Trump. Gjatë qëndrimit në Londër, kreu I Shtëpisë së Bardhë është takuar dhe me presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan, me të cilin bisedoi kryesisht për Sirinë dhe militantët kurdë.

Shkarkoni aplikacionin e A2