Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Manchester City rikthehet me fitore të thella

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2019, 08:38 | Futboll
Manchester City rikthehet me fitore të thella

Nuk ka më hapa fals për Manchester City-n që kërkon të rikuperojë sa më shumë diferencën e krijuar me Liverpool pas 15 javësh kampionat.

Kampionët e Anglisë harruan menjëherë barazimin ndaj Newcasle, duke u rikthyer tek fitoret. Këtë herë, forcën e “Sitizens” e provoi skuadra e Burnley, ndaj të cilëve blutë e Manchester fituan 4-1.

Me dy gola të Gabriel Jesus, Rodrit dhe atë të algjeranit Rihad Mahrez, City arriti fitoren ndërkohë që me një ndeshje më shumë, distanca nga Liverpool është reduktuar në 8 pikë.

Crystal Palace fitoi 1-0 ndaj Bournemouth në takimin tjetër të luajtur një natë më parë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë