Ministria e Arsimit shtyn datën e rifillimit të mësimit në disa zona – A2

Ministria e Arsimit shtyn datën e rifillimit të mësimit në disa zona

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, përmes një deklarate për shtyp, njoftoi se mësimi në disa zona ku ka pasur më shumë dëme nga tërmeti, do të nisë më datë 9 dhjetor.

Kështu më 9 dhjetor do të nisë procesi mësimor në Bashkinë e Tiranës, Durrësit, Kurbinit e Vorës.

Sipas ministres Shahini, në këto bashki disa shkolla kanë pësuar dëmtime mesatare dhe për këtë arsye mësimi është shtyrë të hënën e ardhshme deri sa të bëhet riparimi i tyre.

Besa Shahini njoftoi gjithashtu nisjen e mësimit ditën e enjte në disa bashki të qarqeve të shpalluara në emergjencë pasi dëmet kanë qenë minimale. Bashkitë që do të nisin mësimin nesër janë ato të Mirditës, Lezhës, Kamzës, Kavajës.

“Në qarkun Tiranë, bashkia Rrogozhinë ka raportuar dy shkolla me probleme që janë sistemuar në shkolla pritëse. Mësimi këtu fillon nesër. Në Kamëz, ka  pësuar dëmtime shkolla “Sulejman Elezi”, nxënësit e së cilës transferohen tek “Azem Hajdari”, për turnin e dytë edhe këtu mësimi nis nesër. Në Kavajë, ka dy shkolla që janë transferuar në dy shkolla pritëse me transport”, deklaroi ministrja Shahini.

Shkarkoni aplikacionin e A2