“Nëse e ke hundën e madhe, je në pozicion jashtë loje” – A2

“Nëse e ke hundën e madhe, je në pozicion jashtë loje”

Foto gjate një aksioni në Premier League

“Nëse e ke hundën e madhe, je në pozicion jashtë loje”. Batuta, në formën e një sulmi ndaj sistemit VAR u bë nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Ai akuzoi teknologjinë në fushë dhe propozoi një ide revolucionare. Tolerancë 10 deri në 20 centimetra, në rastet kur pozicionet jashtë loje akordohen nga arbitrat e sallës. Sipas Ceferin, polemikat lindin sepse sistemi VAR merr vendime subjektive për situata objektive.

Teknologjia nuk ka ndihmuar të zgjidhë as debatet rreth prekjeve të topit me dorë në zonë, që mbeten ende të paqarta, ndërsa ka ndikuar në zbehjen e emocioneve të lojës. Arbitrat presin për të fërshëllyer, vijërojtësit nuk ngrenë më flamurin dhe lojtarët nuk i festojnë golat.

E megjithatë, sistemi do të përdoret në finalet e Europianit 2020, sepse në të kundërt, sipas Ceferin të gjithë do të sulmonin UEFA-n, pasi çdo ekip do të ankohej për gabimet në dëm të tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2