Post tërmeti, Tafaj: Qeveria të shtojë fondet për kërkimin shkencor – A2

Post tërmeti, Tafaj: Qeveria të shtojë fondet për kërkimin shkencor

Pas tragjedisë së 26 nëntorit dhe pasojave që shkaktoi tërmeti, duhet të nxjerrim mësime.

Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj i propozon qeverisë të rishikojë buxhetin për kërkimin shkencor, ku një zë të veçantë të kenë institutet që studiojnë katastrofat natyrore, si në rastin e atij të Gjeoshkencave.

Gjatë një interviste në A2, Tafaj sugjeron që në programin e rindërtimit, qeveria t’i kushtojë rëndësi të veçantë mbështetjes finaciare të burimeve njerëzore dhe specialistëve të mirëfilltë që, sipas ish-ministrit, nuk mungojnë.

Rreth 500 inxhinierë, arkitektë, fizikantë e matematicienë punojnë në Universitetin Politeknik, të cilët duhet të angazhohen në projektin e rimëkëmbjes.

Në projektbuxhetin e vitit 2020, qeveria ka planifikuar për arsimin e lartë 0,54% të PBB, vetëm sa gjysma e fondit të planifikuar për policinë. Ndërsa investimi për shkencën është 6,5 milionë dollarë, 27 herë më i ulët se ajo që investojnë vendet e Bashkimit Evropian për këtë sektor të rëndësishëm. 

Shkarkoni aplikacionin e A2