Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rama, përsëri thirrje Bashës: Kemi nevojë për të ndërtuar çatinë e Shqipërisë

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2019, 14:57 | Politikë

Kryeministri Rama u largua para kohe nga samiti i NATO-s në Londër, por tha se u ndje i inkurajuar nga fakti që të gjithë liderët e aleancës ishin të interesuar të dinin më shumë mbi pasojat e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri. “Qëllimi është për të organizuar një konferencë të madhe donatorësh dhe do të vazhdojmë punën intensive në këtë drejtim”, tha Rama.

Megjithatë, ai përsëriti thirrjen për dialog dhe uljen në tryezë ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, diçka që e quajti “gjënë më normale në botë”. “Nuk ka asnjë sens që të vazhdojë historia me komunikata në distancë, kur ne të gjithë jo vetëm që jemi të goditur nga e njëjta tragjedi, por nga ana tjetër të gjithë jemi në nevojë për të ndërtuar çatinë e një shtëpia shumë më të madhe se sa shtëpia e politikës, që është çatia e Shqipërisë”, u shpreh Kryeministri.

Sa i përket çështjes së integrimit, Rama shtoi se fokusi i tij ishte përballimi i situatës së krijuar pas tërmetit. “Kjo çështje i prek drejtpërdrejt sot njerëzit, ndërsa sa i përket integrimit vendi do të vazhdojë të bëjë të njëjtat gjëra. Është një moment për të kuptuar qartë që të gjithë që përtej dallimeve dhe kundërshtive të natyrave të ndryshme në aspektin e çeljes së negociatave, Europa është e bashkuar në mbështetje të negociatave”, tha ai.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani