
Marcus Rashford ishte heroi i mbrëmjes ku Jose Mourinho u kthye si kundërshtar në Old Trafford.
Sulmuesi anglez shënoi dy herë për United në fitoren 2-1 të “Djajve të Kuq” ndaj Tottenham, ekipit që drejtohet nga trajneri portugez.
Me këto 3 pikë, United e kalon në renditje Tottenhamin dhe ngjitet në vendin e gjashtë të renditjes, 8 pikë larg Chelsea të vendit të katërt, që fitoi 2-1 ndaj Aston Villa me golat e Abraham dhe Mount.
Ndërkohë, Leicester vijon serinë e rezultateve pozitive dhe ruan vendin e dytë pasi mposhti 2-0 Watford.