Shemben dy godina të tjera me shpërthim të komanduar – A2

Shemben dy godina të tjera me shpërthim të komanduar

Pas shembjes së pallatit me shpërthim të kontrolluar një ditë më parë në Durrës, forcat xheniere të Forcave të Armatosura vijuan edhe këtë të mërkurë me operacionin e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Godina e parë në Shkozet u shemb me shpërthim të komanduar rreth orës 15:00, ndërsa tjetra rreth 1 orë e 30 minuta më pas. Kjo e fundit gjithsesi nuk u shemb plotësisht, pasi lënda shpërthyese ishte vendosur e tillë që të mos rrezikoheshin godinat ngjitur.

Të dy pallatet ishin klasifikuar si të pabanueshme pas dëmeve që kishin pësuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shkarkoni aplikacionin e A2