Tërmeti i 21 shtatorit, Durrës, mbi 2 mijë objekte të dëmtuara – A2

Tërmeti i 21 shtatorit, Durrës, mbi 2 mijë objekte të dëmtuara

Llogaritet në rreth 5 milionë euro fondi që Këshilli Bashkiak i Durrësit ka vënë në dispozicion për dëmshpërblimin e të prekurve nga tërmeti i 21 shtatorit në këtë qark.

Vetëm javët e fundit, pushteti vendor në qytetin bregdetar ka nxjerrë listën e detajuar të përfituesve nga shuma prej 7.4 milionë lekësh të reja për 2039 individë dhe biznese, që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i dy muajve më parë.

Në listën e publikuar të bashkisë Durrës evidentohet njësia administrative, lagjja apo fshati, emrat e të dëmtuarve që do të dëmshpërblehen, lloji i ndërtesës, zona kadastrale, viti i ndërtimit, ndërtuesi, kategoria e dëmit, ndërhyrja që duhet bërë, si dhe vlera e kompensimit.

Pjesa më e madhe e të prekurve që do të kompensohen janë individë, të cilëve iu janë dëmtuar banesat, qofshin këto apartamente apo edhe shtëpi private një apo disa katëshe. Ndërkohë që më i paktë është numri i bizneseve, që janë kryesisht njësi shërbimi.

Sipas detajeve të listës, dëmtimet variojnë nga plasaritje suvaje, dëmtime tavani, në strukturë e deri të dëmtuara tërësisht.

Shkarkoni aplikacionin e A2