Tërmeti i 26 nëntorit nxjerr jashtë funksionit godinën e Doganave – A2

Tërmeti i 26 nëntorit nxjerr jashtë funksionit godinën e Doganave

Tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor nuk ka kursyer as institucionet shtetërore. Sipas akt konstatimit të  inspektorëve të Institutit të Ndërtimit, lëkundjet e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave duke e nxjerrë atë jashtë funksionit

Për shkak të rrezikshmërisë, punonjësit e Drejtorisë së Doganave janë larguar nga ndërtesa dhe serverat e saj janë zhvendosur në zyrat e AKSHI-t

Situata e krijuar ka detyrua Drejtorinë e Doganave të miratojë dhe “Manualin mbi mënyrën e funksionimit të sistemit doganor lidhur me deklarimin, verifikimin, kontrollin dhe çlirimin e mallrave në raste emergjence”

Aktualisht, të gjitha degët doganore kufitare edhe të brendshme funksionojnë me kapacitete të plota.

Shkarkoni aplikacionin e A2