Tërmeti i 26 nëntorit, presidenti Meta dekoron FSK – A2

Tërmeti i 26 nëntorit, presidenti Meta dekoron FSK

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar Forcat e Sigurisë së Kosovës për ndihmën e dhënë gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij, Meta deklaroi se ky 28 nëntor na gjeti më të bashkuar se kurrë pasi Kosova ju gjet afër Shqipërisë në këtë moment të vështirë të saj.

“Edhe ky 28 nëntor që sapo lamë pas na gjeti të përbashkuar si asnjëherë më parë, në historinë tonë, të gjithë shqiptarët kudo ku ishin për t’u përballur me pasojat katastrofike që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Në këtë betejë të vërtetë, tashmë me një bilanc të rëndë lufte, Shqipëria nuk mbeti e vetme. Shumë vende mike dhe partnere bënë më të mirën e mundshme për të na u gjendur pranë sa më shpejt të ishte e mundur. Por Kosova ishte e para që u ndodh atje në luftën për të shpëtuar jetën e çdo shqiptari nën rrënojat e katastrofës”, deklaroi Meta.

Shkarkoni aplikacionin e A2