Tërmeti shkatërrues, Komisioni Europian ndihmon Shqipërinë me 15 mln euro – A2

Tërmeti shkatërrues, Komisioni Europian ndihmon Shqipërinë me 15 mln euro

Komisioni Europian do të alokojë menjëherë 15 milionë euro në ndihmë të Shqipërisë pas shkatërrimit që solli tërmeti i 26 nëntorit. Njoftimi është bërë nga presidentja Ursula Von Der Leyen, e cila tha se situata do të monitorohet në terren nga Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, që viziton Shqipërinë.

“Komisioneri Lenarçiç udhëton sot për në Shqipëri. Ai do të bëjë një vlerësim të detajuar të gjendjes së godinave të prekura nga tërmeti. Dhe sigurisht do të vlerësojë se çfarë lloj ndihme i nevojitet për rindërtim. Si një masë e parë, ne do të alokojmë nga fondi I fqinjësisë 15milionë euro, menjëherë, për të mbështetur popullin shqiptar”, tha ajo.

Shkarkoni aplikacionin e A2