Vasili: Qytetarët presin ndihmë, Lleshaj u përgjigjet me arrogancë – A2

Vasili: Qytetarët presin ndihmë, Lleshaj u përgjigjet me arrogancë

Petrit Vasili, nga foltorja e LSI-së, kërkoi nga ana e qeverisë të jetë më e kujdesshme me sjelljen e saj ndaj qytetarëve që janë prekur nga tërmeti.

Sipas Vasilit, arroganca me të cilën ministri i Brendshëm i drejtohet qytetarëve nuk është sjellje e denjë në një kohë që këta të fundit presin ndihmë nga shteti.

“Të nderuar qytetarë, sjellja e qeverisë në raport me këtë fatkeqësi dhe katastrofë është sigurisht një sjellje që shqiptarët s’do donin ta shikonin sepse shqiptarët do donin të shikonin përulësi, fjalën e ngrohtë dhe dëshirën e jashtëzakonshme për të sakrifikuar dhe për të bërë gjithçka, por dhe sigurisht që presin siguri të mëdha nga qeveria për të ardhmen, për banesën e tyre dhe për rrezikun e jetës së tyre.

Që dje duhet të kishte filluar çështjen penale ndaj një ministri i cili imponon ekspertët, teknikët, të thonë fjalën e tyre me siguri e t’u japin siguri qytetarëve që nëse kthehen në banesat e tyre nuk kanë rrezik për jetën e tyre, është shume qartë për këdo që një banesë e pa verifikuar mirë, një shkollë e pa verifikuar mirë, një ambient publik i pa verifikuar mirë do të thotë më pas humbje jete ashtu siç rezultoi dhe në tërmetin tragjik dhe të tmerrshëm të 26 nëntorit”, tha Vasili.

Shkarkoni aplikacionin e A2