Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

300 mijë euro për Shqipërinë nga besimtarët myslimanë të Kosovës

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2019, 12:45 | Kosova
300 mijë euro për Shqipërinë nga besimtarët

Vazhdon solidariteti i qytetarëve të Kosovës ndaj Shqipërisë. Kryesia e Bashkësisë Islame njoftoi se pas lutjeve të së premtes së kaluar, besimtarët i janë përgjigjur masivisht thirrjes për të kontribuar për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

Myslimanët e Kosovës kanë dhuruar gjithsej 304 mijë euro, që do t’i dhurohen Shqipërisë dhe do të bëhen pjesë e fondit për rindërtimin e zonave të shkatërruara.

Imamët e të gjitha xhamive të Kosovës folën në ligjëratat e tyre për vlerat e dhurimit dhe kërkuan ndihmë për motrat dhe vëllezërit nga Shqipëria.

A2 CNN Livestream

Dita jonë