Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Berisha e Spal kalojnë në raundin tjetër të Kupës së Italisë

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2019, 08:50 | Futboll
Berisha e Spal kalojnë në raundin tjetër të Kupës

Etrit Berisha dhe Spal mund të shijojnë kualfikimin në 1/8 e Kupës së Italisë. Skuadra e portierit shqiptar ja doli përballë Lecce, me një fitore jo të vogël, por 5 me 1, çka i jep mundësinë Spal të kalojë në turin tjetër, atje ku e pret Milan.

Udineze mundi 4 me 0 Bolognan, dhe riktheu disi qetësinë në skuadër pas rezultateve tejet të dobëta në kampionat. Bardhezinjtë do të ndeshen me një tjetër skuadër bardhezi në 1/8, pikërisht atë të Juventusit.

Surpriza e Kupës ishte eliminimi i Sassuolo nga Peruggia, skuadër e Serisë B italiane. Këta të fundit sfidojnë Napolin për gjysmëfinalet e turneut.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani