Familja Obama blen më në fund “shtëpinë e ëndrrave” – A2

Familja Obama blen më në fund “shtëpinë e ëndrrave”

“Një shtëpi e jashtëzakonshme në një mjedis absolutisht të mrekullueshëm, ndërsa privatësia është e siguruar”.

Me këto fjalë mund të përshkruhet shtëpia e re e ish-çiftit presidencial Obama, të cilët do të zhvendosen në ishullin e njohur turistik “Martha’s Vineyard” në Massachusetts. “Daily Mail” shkruan se çifti Obama e ka mbyllur marrëveshjen për rezidencën e mrekullueshme me 7 dhoma gjumi dhe në një ambient fantastik.

Ish-Presidenti i SHBA dhe ish-Zonja e Parë morën çelësat për shtëpinë e tyre të re, e cila ndodhet në një pronë prej 11,7 hektarësh.

Verën e kaluar, çifti e vëzhgoi pronën nga afër dhe nuk humbën shumë kohë për të marrë vendimin që ajo të bëhej e tyre.

Shtëpia doli në shitje fillimisht për 14 milionë e 850 mijë dollarë, por TMZ raporton se çifti Obama arriti ta marrë atë me një zbritje për rreth 3 milionë dollarë, duke paguar “vetëm” 11,75 milionë dollarë.

Shtëpia është fantastike, me ambiente të mrekullueshme, pishinë, por edhe një plazh privat.