Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Fondet për rindërtimin, Tabaku: Do preket buxheti

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2019, 13:50 | Politikë
Fondet për rindërtimin, Tabaku: Do preket buxheti

Jorida Tabaku, ish-deputete e Partisë Demokratike, deklaroi në studion e Ditari në A2 se “mundësitë për rikthimin në normalitet të shoqërisë ishin sepse buxheti nuk ishte miratuar akoma, por sot është bërë fakt” dhe, sipas saj, “ky buxhet nuk ka shtyllë kurrizore”.

Sipas Tabakut, nuk ka detaje mbi fondin e emergjencës për situatën që po kalon vendi: “Nuk ka ndodhur kurrë që të mos kemi fond emergjence. Thuhet se do të krijohet, por nuk thuhet sa është dhe si menaxhohet. Kemi të qartë vetëm solidaritetin e shqiptarëve deri tani dhe ndihmën e vendeve mike. Asgjë nuk duket nga buxheti i shtetit”.

“Buxheti po vuan nga rritja e taksave, rritja e borxhit, korrupsioni në përmasa gjigante dhe kjo fatkeqësi i nxori zbuluar të gjitha. Miratuan buxhetin në tërësi, por kur të miratohet nen për nen do të bëjnë rregullimet përkatëse. Shtet-tallava janë këta, e quajtën draft fillestar diçka që miratohet në Parlament. Ai që miratohet në Parlament është dokumenti bazë i qeverisë. Kuptova që do të ketë akt normativ shpëtimi, kaq arrita të kuptoj. Nuk kishte detaje, nuk kishte shifra. PD ka bërë luftë të drejtë për korrupsionet dhe i ka denoncuar si korruptive. Ka mënyra që të anulohen kontratat që nuk kanë nisur, të shtyhen në kohë apo të anulohen pjesë-pjesë. Thjesht mungon vullneti për t’i anuluar. Shërbimin laboratorik që e ka ofruar spitali deri dje, e dhanë me koncesion. Mund të vazhdojë ta ofrojë spitali këtë shërbim apo sterilizimin”, u shpreh Tabaku.

Në fund, Tabaku theksoi se “PD-ja ka pasur mirëkuptim në fatkeqësinë që ndodhi” dhe nuk e ka përdorur për politikë.

“Kreu i PD ka shkuar në Thumanë dhe në çdo zonë të paprekur nga qeveria. Thjesht kemi bërë thirrje për vëmendje. PD ka ofruar model ndryshe: mos bëj politikë me fatkeqësinë dhe ka treguar ofertën e saj. Do ta zbatosh, zbatoje!”, nënvizoi Tabaku.

A2 CNN Livestream

Dita jonë