Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kush është Olsian Çela? Përplasjet me Arta Markun, dosjet “e nxehta” dhe vizioni për reformimin e Prokurorisë së Përgjithshme

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2019, 16:43 | Aktualitet
Kush është Olsian Çela? Përplasjet me Arta Markun, dosjet

I pari që dorëzoi kandidaturën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm ishte prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela. Një prej prokurorëve që u “zhvendos” në Berat me urdhër të kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, gjatë vjeshtës së vitit 2018, ku ka bërë karrierë që prej vitit 2004.

Ambicia e prokurorit të Krimeve të Rënda, Olsian Çela, gjithashtu ish-kryeprokuror i Krimeve të Rënda, si edhe ekspert i Reformës në Drejtësi, u kuptua nga sulmet e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

https://a2news.com/2019/12/05/kryeprokurori-i-ri-kuvendi-voton-pro-olsian-celes/

Si një nga rivalët e saj , pretendenti për stafetën e Prokurorisë së Përgjithshme, me mandat 7-vjeçar pas ndryshimeve kushtetuese, Olsian Çela, me një kurrikulum të pasur si një nga prokurorët që hetoi vrasjen te “Kartodromi”, laboratorin e Xibrakës apo edhe grabitjen e Rinasit, doli hapur në garë duke dorëzuar CV-në me tij 10 ditë larg mbylljes së afatit të caktuar për konkurrim.

Gjatë prezantimit të platformës, Çela tha se Prokuroria ndodhet në një fazë transformimi të thellë dhe se  Prokurorët duhet të jenë të përgjegjshëm.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani