Mes baltës dhe plehrave, jeta në një kamp refugjatësh në Greqi

Kushtet mbeten të vështira në Moria, një kamp refugjatësh i mbipopulluar në ishullin Lesbos. Javën e kaluar, qeveria greke deklaroi se do të mbyllte tre kampet më të mëdha të refugjatëve në ishujt e saj përballë Turqisë, por përsëri gjendja aty është tepër e rëndë. Plehrat dhe balta dominojnë panoramën aty, por përsëri jeta vazhdon edhe pse në kushte të vështira.