Ndahen vazot e Ligës së Kombeve, Shqipëria mund të përballet me Kosovën – A2

Ndahen vazot e Ligës së Kombeve, Shqipëria mund të përballet me Kosovën

Janë ndarë këtë të enjte vazot për grupet e Ligës së Kombeve, ku Shqipëria është vendosur në vazon e parë së bashku me Greqinë, Malin e Zi dhe Gjeorgjinë, skuadra me të cilat nuk do të përballet në këtë edicion.

Megjithatë, goglat mund të vendosin kuqezinjtë në një grup me Kosovën, e cila është vendosur në vazon e dytë bashkë me Maqedoninë e Veriut, Bjellorusinë dhe Qipron.

Shorti që do të përcaktojë grupet e Ligës së Kombeve në edicionin e dytë të këtij kompeticioni  do të hidhet në Holandë më 3 mars të vitit të ardhshëm.