Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Pasoja nga tërmeti edhe në Vlorë, pallatet “mbështeten” te njëri-tjetri

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2019, 12:48 | Aktualitet

Tërmeti i 26 nëntorit ka krijuar problematika edhe në qytetin e Vlorës. Edhe pse në një numër të vogël, ankesat e banorëve nuk kanë munguar në Bashkinë e Selenicës dhe atë të Vlorës, për plasaritje dhe dëmtime të godinave ku banojnë.

Me problematike paraqitet situata në një pallat në qytetin e Vlorës, ku siç shikohet edhe nga pamjet, pallati është mbështetur te pallati që është ndërtuar ngjitur me të. Distanca prej 10-15 cm që kanë pasur këto dy godina tanimë nuk ekziston pas lëkundjeve të 26 nëntorit.

Situata është konstatuar edhe nga prefekti i qarkut të Vlorës, i cili ndonëse pranon shqetësimin e banorëve, shprehet se nuk ka rrezik. Por nga ana tjetër, banorët shprehen të shqetësuar dhe disa prej tyre po përgatiten të lënë banesën në këtë pallat. Godina pritet të inspektohet në detaje për të përcaktuar arsyet e këtij animi dhe nëse paraqet rrezikshmëri për qëndrueshmërinë e pallatit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë