Post-tërmeti, Rama pret inxhinieren Luljeta Bozo: S’ka asnjë të dënuar – A2

Post-tërmeti, Rama pret inxhinieren Luljeta Bozo: S’ka asnjë të dënuar

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij inxhinieren Luljeta Bozo, prej së cilës kërkoi ndihmë lidhur me Paketën e Standardeve të Riparimeve.

“Të thuash që është e pabanueshme, duhet të sqarohet që është përkohësisht. Në këto ekipe që shkojnë angazhoni inxhinier me përvojë. Duhet të jenë patjetër në ekipet e vlerësimit”, tha inxhinierja.

Kryeministri, nga ana e tij, e vuri theksin në ashpërsim të ligjit për ndërtuesit.

“S’ka asnjë të dënuar për cenim të lejes së ndërtimit, e dyta, arkitekti dhe inxhinieri duhet të bëhen persona përgjegjës që kur pronari i thotë që ma bëj këtë jashtë lejes, do të thonë ose duhet të mbajnë përgjegjësi do ta rëndojmë pjesë si dhe duhet të bëjmë pastrim me licencat”, tha kryeministri.