Seanca plenare, Kuvendi voton sot për kryeprokurorin e ri

MB PARLAMENTI frame 184 1100x620

Mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare Kuvendi i Shqipërisë ku janë listuar një sërë çështjesh në rend dite.

Përveç disa ndryshime në buxhet dhe paketën fiskale është listuar gjithashtu edhe votimi për Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Ajo çka bie në sy është afrimi i datës për diçka të tillë, veprim i cili anashkalon Komisionin e Ligjeve.

Me gjasë diçka e tillë vjen si pasojë e situatës së krijuar në vend pas tërmetit të datës 26 nëntor dhe hetimet e lidhura me të.

Në listën e dërguar në Kuvend nga KLP, i pari renditet prokurori Olsian Çela, pasuar nga Arta Marku dhe Fatjona Memcaj. Kërkesa zyrtare iu dërgua Kuvendit me 22 nëntor dhe kishte afat 30 ditë.