Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Talenti norvegjez, hapet ankandi për Haaland, në janar vetëm 20 mln euro

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2019, 13:45 | Futboll
Talenti norvegjez, hapet ankandi për Haaland, në janar vetëm 20

Erling Haaland, talenti norvegjez i cili ka mahnitur Europën me golat e tij mund të bëhet shumë shpejt blerja e vitit.

Sulmuesi i Salzburg ka shpërthyer në Champions League duke realizuar 8 gola në 5 ndeshje ndërsa vlera e tij në merkato është rritur në nivele të frikshme për një 19-vjeçar, me shifrat që kapin shumën e 100 milionë eurove.

Megjithatë, për Erling Haaland ekziston një klauzolë e veçantë në merkato. Nëse futbollisti norvegjez largohet gjatë transferimeve të janarit, kartoni i tij mund të blihet për vetëm 20 milionë euro.

Borussia Dortmund është klubi më favorit për ta marrë, po ashtu, interes kanë shfaqur edhe italianët e Juventus.

A2 CNN Livestream

Dita jonë