Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

U tall me Trump, kanadezët: Trudeau të tregohej më diskret

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2019, 16:48 | Bota
U tall me Trump, kanadezët: Trudeau të tregohej më diskret

Ndërsa kthente një birrë të ftohte, kanadezi Justin Trudeau u bë protagonist i një debati të nxehtë. Ai u pa e u dëgjua gjatë një pritje mbretërore, duke qeshur më Boris Johnson, Emanuel Macron dhe të tjerë. në kurriz të Donald Trump.

Kryeministri kanadez komenton me nota humori konferencën e tejzgjatur të Trump në Nato dhe në një moment thotë “Pamë ekipin e tij teksa i shkonte mjekra në tokë”. Trudeau u përpoq të shpjegonte por nuk kërkoi ndjesë.

 “Mbrëmjen e shkuar ju referova faktit se kishte pasur një konferencë të paplanifikuar për shtyp, para takimit tim me presidentin Trump. Isha i lumtur të merrja pjesë por kjo ishte dukshme”, deklaroi më pas Trudeau.

 “Ai është me dy fytyra”, iu përgjigj Trump.

Kur kanadezët u zgjuan të enjten, incidenti që përfshiu fqinjët më “të mëdhenj” të botës ishte lajm kryesor nëpër media.

https://a2news.com/2019/12/04/lideret-tallen-me-trump-presidenti-amerikan-trudeau-me-dy-fytyra/

Kanadezët janë përgatitur për pasoja politike. Nuk ka rendësi se çfarë mendojnë për incidentin, shumica e tyre thonë se do të kishte qenë më mirë që Trudeau të tregohej me diskret.

A2 CNN Livestream

Dita jonë