Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vucic kthehet nga Rusia dhe vijon akuzat: Kosova nuk do dialogun

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2019, 15:08 | Ballkani
Vucic kthehet nga Rusia dhe vijon akuzat: Kosova nuk do dialogun

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic është kthyer nga Rusia me akuza për Kosovën. Ai tha se Prishtina zyrtare po pengon bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne nuk kemi nevojë për njohje nga Prishtina, pres normalizim, por ata pengojnë dialogun”, theksoi Vucic gjatë një eventi në Serbi. Ai kërkoi sërish heqjen e taksës 100% ndaj prodhimeve serbe, për të rifilluar dialogun mes dy vendeve.

Presidenti serb njoftoi gjithashtu se gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një bisedë telefonike me Kancelaren gjermane, Angela Merkel. Vucic tha se do të diskutojë me të kryesisht për Kosovën por edhe për bashkëpunimin dypalësh dhe ekonomik.

A2 CNN Livestream

Dita jonë