Xhenierët e FA shembin një tjetër ndërtesë me shpërthim të kontrolluar – A2

Xhenierët e FA shembin një tjetër ndërtesë me shpërthim të kontrolluar

Xhenierët e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosur kanë vijuar punën edhe këtë të enjte për shembjen e godinave të dala jashtë funksioni nga tërmeti i 26 nëntorit, që pati epiqendrën në Durrës.

Në lagjen Nishtulla të Shkozetit, xhenierët e FA shembën me shpërthim të kontrolluar një godinë 4-katëshe.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se puna në terren po koordinohet edhe me Prokurorinë, e cila në kuadër të hetimeve të nisura, po mbledh prova materiale përpara shembjes së objekteve.

Shembja e objekteve të klasifikuara të pabanueshme nisi të martën.