Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Atletico Madrid, 3 ndeshje radhazi pa fitore

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2019, 23:03 | Futboll
Atletico Madrid, 3 ndeshje radhazi pa fitore

Atletico Madrid ka barazuar 0-0 në transfertën ndaj Villarreal, duke e çuar në 3 numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore.

Pas barazimit 1-1 ndaj Granadës dhe humbjes 0-1 ndaj Barcelonës, ekipi i drejtuar nga Simeone tregoi dhe një herë tjetër se ka probleme me gjetjen e golit.

Villarreal pati shumë raste të rrezikshme, por vetëm në pak prej tyre u desh ndërhyrja e portierit Oblak.

Atletico ia besoi gjithçka talentit Joao Felix, i cili ishte më aktiv se kurrë në këtë takim, por nuk ishte i saktë para portës.

Me këtë barazim, Atletico e sheh veten në vendin e gjashtë të renditjes, me 26 pikë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani