Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

E pa që nuk i shpëtonte dot, antilopa e vogël sulmon leopardin

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2019, 18:28 | Lifestyle

Një guidë safari ka arritur që të kapë në video momentin kur një antilopë e vogël sulmon një leopard, gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar grabitqarit.

Andre Fourie e ka xhiruar të gjithë skenën në Parkun Kombëtar Kruger, në Afrikën e Jugut.

Leopardi duket që po luan me prenë e tij në momentin që e kupton se ajo nuk e ka shpejtësinë e duhur për t’i shpëtuar. Ndërsa antilopa e vogël nis sulmet kur e ka të qartë se nuk i largohet dot grabitqarit.

Personi që xhiroi këtë skenë thotë se përfundimi ishte ai që pritej: leopardi e hëngri antilopën pasi u mërzit së luajturi me të.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani