Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Inter, hap fals ndaj Romës. Juventusi përgatit parakalimin

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2019, 22:46 | Futboll
Inter, hap fals ndaj Romës. Juventusi përgatit parakalimin

Interi nuk ka arritur të shkojë dot më shumë sesa një barazim 0-0 ndaj Romës në San Siro.

Lukaku dhe Vecino patën mundësi të pastra shënimi, por portieri i dytë i Romës, Mirante, bëri mrekullinë në të dyja rastet duke i mohuar 3 pikët ekipit të drejtuar nga Antonio Conte.

Pas 14 ndeshjesh në kampionat dhe 5 në Ligën e Kampioneve, Interi për herë të parë mbylli një ndeshje me shifrën e zero golave të shënuar.

Me këtë barazim, Interi mban përkohësisht vendin e parë me 38 pikë, në pritje të ndeshjes Lazio-Juventus. Në rast se bardhezinjtë fitojnë në Romë, atëherë do të rimarrin kryesimin e Serisë A, që e humbën një javë më parë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë