Qytetarë të shumtë dhe përfaqësues të qendrave vullnetare i janë përgjigjur thirrjes për ndihmë të përcjellë në A2 nga familja Farruku në Manzë.
E vogla 2-vjeçare flinte në karrocën e kuajve. Çadra ishtë e para që iu vu në dispozicion. Përpos ndihmave të tjera, qendra vullnetare e Emergjencave Civile për dy ditë me radhë ka dërguar veshmbathje dhe ushqime për familjen.
Në Manzë janë të shumta familjet që kanë mbetur në qiell të hapur. Ankohen se strukturat shtetërore ende nuk i kanë ardhur në ndihmë.
Të tjerë, nuk i tremb kryqi që ndalon hyrjen në pallat, pasi u rrezikon jetën. Tentojnë të shpëtojnë ç’të mundin nga shtëpitë e tyre. Për ta ka qenë investimi i një jete.