Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Pas 58 vitesh, postblloku më i famshëm në botë jep “lamtumirën”

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2019, 23:18 | Lifestyle

Pas murit të Berlinit, ishte atraksioni më i famshëm për turistët që ende kërkojnë në Berlin memorie të epokës ku kryeqyteti  gjerman ishte i ndarë.

Por Checkpoint Charlie, siç quhet postblloku i famshëm berlinez, pas një historie 58 vjeçare do të shkojë përfundimisht në pension.

Kështu vendosi Këshilli bashkiak i Berlinit, që do të ndryshojë tërësisht pamjen e zonës me krijimin e një sheshi tëri që do të zëvendësojë një seri strukturash deri diku konfuze që ndodhen në afërsi të postbllokut.

Tek sheshi i ri do të ndërtohet edhe një muze i Luftës së Ftohtë, që do të kujtojë me materiale të epokës dekadat ku metropoli gjerman ishte i ndarë në dysh nga një mur që përkufizonte edhe dy mënyra jetese tërësisht të ndryshme.   

https://a2news.com/2019/11/09/ngritja-dhe-renia-e-murit-te-berlinit/

I ngritur në gushtin e vitit 1961, postblloku ishte një nga tre më të famshmit që ndanin Berlinin perëndimor me atë komunist, dhe emrin Charlie e kishte pikërisht se vinte pas postbllokut Alpha dhe atij Bravo, pra sipas renditjes së alfabetit.

Pas viteve ’90, postblloku u spostua nga vendi origjinal dhe nga pikë kyçe ku mijëra qytetarë të Lindjes tentonin të kalonin në Perëndim, u shndërrua në një atraksion me aktorë të veshur si ushtarë për turistët.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë