Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Situata pas tërmetit, Vasili: Qeveria të hartojë urgjent një plan sanitar

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2019, 13:25 | Aktualitet
Situata pas tërmetit, Vasili: Qeveria të hartojë urgjent një

“Hartimi i një plani sanitar”, shihet si masë urgjente nga LSI-ja që qeveria duhet të ndërmarrë pas situatës së krijuar nga tërmeti.

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili thekson se zonat e prekura kanë një potencial epidemik për shkak të dëmtimeve, përfshirë rrjetin e ujësjellësit apo kanalizimeve.

“Në këtë situatë kërkohet dhe duhet të përpilohet urgjentisht, gjë e cila s’ka ndodhur, por duhet marrë me përgjegjësi, duhet të jetë prioritet i Komitetit të Emergjencës, hartimi i planit sanitar. Ky plan sanitar të trajtojë të gjithë periudhën pas tërmet. Pra këtë periudhë të një situate të jashtëzakonshme dhe në planin shëndetësor. Në momentet kur objektet shkatërrohen kërkohet një trajtim sanitar i veçantë. Relievi është dëmtuar, rrjetet nëntokësore janë dëmtuar dhe këto zona kanë një potencial epidemik”, u shpreh Vasili.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani