“Venecia” për përdorimin e shqipes në Maqedoninë e Veriut: Ligji tejkalon standardet, rishikojeni – A2

“Venecia” për përdorimin e shqipes në Maqedoninë e Veriut: Ligji tejkalon standardet, rishikojeni

MB SHQIPJA MAQEDONI frame 35 1100x620

Komisioni i Venecias ka rekomanduar rishqyrtimin ose të paktën shtyrjen  e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, i miratuar nga Parlamenti i Shkupit vitin e kaluar. Opinioni i këtij organi ndërkombëtar, është adoptuar sot në qytetin italian.

Venecia thekson se ligji i ri zgjeron në mënyrë të konsiderueshme përdorimin e gjuhës shqipe saqë shkon përtej standardeve Europiane, të vendosura nga konventa për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare.

Ekspertët juridikë të këtij komisioni konstatuan se ligji shkon shumë larg me imponimin e përdorimit të gjuhës shqipe në proceset gjyqësore.

Mospërdorimi i saj shoqërohet me sanksione të rënda. Dhe kjo sipas Komisionit të Venecias, ngadalëson ndjeshëm funksionimin e gjyqësorit, duke rrezikuar shkelje serioze të së drejtës për një gjykim të drejtë.

Ndërkohë, për këtë vendim ka reaguar ministri për Europën, Bujar Osmani. Përkundër opinionit, ai thotë se Venecia aprovoi përdorimin e gjuhës shqipe në kartëmonedha dhe në uniformat e policisë.