Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Vret tre vetë dhe plagos disa të tjerë në bazën e marinës amerikane, qëllohet për vdekje autori

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2019, 15:19 | Bota

Katër persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një person hapi zjarr mbi njerëzit në një bazë të marinës amerikane në Pensakola, Florida. Vetë autori u qëllua për vdekje nga autoritetet.

Në këtë bazë të marinës punojnë më shumë se 16 mijë personel ushtarak dhe 7400 civilë, ndërsa jetojnë edhe shumë familjarë të tyre.

Gjithçka raportohet të ketë nisur në orët e para të mëngjesit të së premtes. Rreth orës 8:00 të mëngjesit, me orën lokale, zyra e sherifit të zonës raportoi se personi që kishte qëlluar, duke plagosur mbi dhjetë persona, ishte vrarë nga efektivët e rendit.

Ndërsa një zëdhënës i spitalit aty pranë konfirmoi se pesë persona ishin dërguar aty për trajtim nga plagët.

Ngjarja vjen vetëm dy ditë pasi një marinar në detyrë vrau dy punonjës civilë dhe plagosi një tjetër para se të vriste edhe veten në Portin detar të Pearl Harbour, Havai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë