Angela Merkel humb ekuilibrin gjatë vizitës së saj në Aushvic

merkel

Angela Merkel është xhiruar në momentin që humb ekuilibrin gjatë vizitës së saj të parë në Aushvic.

Pamjet e tregojnë kancelaren gjermane që për pak sa nuk bie në momentin që kthehet mbrapsht, pasi kishte bërë nderimet në një nga ish-muret e ekzekutimit.

Ishte kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, i cili i kapi dorën dhe e ndihmoi që të mos rrëzohej.

Ky episod vjen pasi Merkel është parë të dridhej në 3 raste të mëparshme gjatë këtij viti.

Angela Merkel vizitoi për herë të parë kampet e përqendrimit të Aushvic, në 14 vite si kancelare e Gjermanisë. Regjimi nazist torturoi dhe vrau miliona persona, pjesa më e madhe e të cilëve ishin hebrenj.

Merkel bashkë me kryeministrin polak, Mateusz Moraëiecki që është njëherësh dhe i mbijetuar i kampit, kaluan portën famëkeqe sipër së cilës shkruhet “Puna është liri”.

Vizita e kancelares vjen pas rritjes së anti-semitizmit në Gjermani dhe përpara përvjetorit të 75 të çlirimit të kampit. Në vetëm dy muajt e fundit, dy persona janë vrarë pranë një sinagoge në lindje të vendit. Autori pranoi se veproi për motive anti-semitike