Arabi Saudite, aksident pa pasoja për Besnik Hasin – A2

Arabi Saudite, aksident pa pasoja për Besnik Hasin

Një moment delikat për ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi.

Ish-mesfushori që ka bërë histori në Belgjikë si lojtar me ekipe si Genk, Anderlecht dhe Brugge por edhe si trajner, me fitoren e kampionatit me Anderlecht, sot është në krye të ekipit Al Raed në Arabinë Saudite.

Lajmi i aksidentit nga shtypi saudit

Ekipi ndodhet në mes të klasifikimit në kampionat, por sot nga vendi arab vjen edhe lajmi që trajneri 47-vjeçar ka pësuar një aksident rrugor, fatmirësisht pa pasoja.