
Derbi i Mançesterit nuk zhgënjeu spektatorët e Etihad Stadium që milionat që po e ndiqnin kudo në botë.
Ekipi i teknikut norvegjez Ole Gunnar Solskjaer zhvilloi ndeshjen më të mirë të vitit ndaj ekipit që vitet e fundit i ka “errësuar” lavdinë në qytet.
Djajtë e kuq fituan 2-1, me golat e Rashford me penallti dhe Martial pas një aksioni personal.

Pjesa e dytë, e luajtur me ritme vërtetë të larta, foli më shumë për “Citizens” e Guardiolës, por reagimi i kampionëve anglez çoi vetëm në golin e Otamendit, pa patur mundësinë e përmbysjes së rezultatit.
Me fitoren e sotme, Manchester United ngrihet në vend të pestë me 24 pikë, ndërkohë që City i lëshon surprizës Leicester vendin e dytë me 35 pikë, duke mbetur në kuotën e 32 pikëve, shumë larg nga një Liverpool tashmë në arrati me 46 pikë.