Joshua sërish “mbret” i boksit, Ruiz mposhtet por nuk “thyet” – A2

Joshua sërish “mbret” i boksit, Ruiz mposhtet por nuk “thyet”

Anthony Joshua fiton ndeshjen e vitit, duke marrë “hakmarrjen” e ëndërruar ndaj meksikanit Andy Ruiz Jr, i mundur me pikë 118-110, dhe duke u rikthyer kampion i botës në boks për peshat e rënda në versionet Ibf, Wba e Wbo.

Ndeshja që u luajt në Diriyah të Arabisë Saudite, pa britanikun të kontrollojë të 12 raundet, me Ruiz që nuk pati mundësi ta lëndojë por që tregoi edhe një herë që është “klient” shumë i vështirë, përtej pamjes dhe fizikut aspak atletik.

Joshua përtej titullit kampion merr edhe 60 milionë euro, me Ruiz Jr. që gjithsesi mund të ngushëllohet merr 11 milionë euro  dhe një status tashmë të konsoliduar në botën e boksit.