Lazio e pabesueshme, Juventusi përjeton humbjen e parë – A2

Lazio e pabesueshme, Juventusi përjeton humbjen e parë

Një ndeshje me ritme tejet të larta, një spektakël dhe një reklamë për Serinë A. Kjo ishte Lazio- Juventus, me bardheblutë që fitojnë me meritë 3-1 ndaj kampionëve pas 90 minutash emocionuese.

Fillimi i ndeshjes sheh një Juventus agresive, ku portieri kuqezi Strakosha kryen disa pritje vendimtare. Por shqiptari asgjë nuk mundet kur minutën 25-të Cristiano Ronaldo shënon pas një asist të Cuadrado.

Në finalen e pjesës së parë, Lazio fillon të marrë drejtimin e ndeshjes, dhe barazon me  mbrojtësin brazilian Luiz Felipe në minutat e fundit.

Në pjesën e dytë, ritmi i Juventusit bie në mënyre të ndjeshme, bashkë me performancat e Ronaldos dhe Dybalës, veçanërisht pas kartonit të kuq për Cuadradon në të 69-ën.

Pak minuta më vonë, një aksion fantastik midis Luis Alberto dhe Milinkovic Savic finalizohet nga serbi në mënyrë perfekte, duke kaluar kryeqytetasit në avantazh.

Lazio dominon ndeshjen dhe gabon edhe një penallti me Immobile, me portierin polak Szczesny më i miri i Juventusit në minutat finale, por që asgjë nuk mundet në kohën shtesë ndaj një kundërsulmi të Lazzari të finalizuar nga Caicedo.

Me fitoren e sotme, Lazio i afrohet Juventusit me 33 pikë kundër 36 të Juventusit, që përjetoi në Olimpico humbjen e saj të parë në kampionat.