Ligjet e reja kundër ndotjes, shembet pas 50 vitesh termocentrali – A2

Ligjet e reja kundër ndotjes, shembet pas 50 vitesh termocentrali

Katër kulla të një termocentrali në Angli u shkatërruan me shpërthim të komanduar të premten. Termocentrali ishte ndërtuar në vitin 1963 dhe për më shumë se 5 dekada ishte shndërruar në një ikonë të Ajronbrixh, Shropshajër.

Në vitin 2012, termocentrali ndërpreu punën me qymyr dhe nisi të punonte me pelet. Megjithatë, sipas ligjeve të reja të Bashkimit Europian për ndotjen, termocentrali duhet të ndërpriste totalisht punën pasi të kishte arritur një numër të caktuar orësh në aktivitet.

Toka ku deri dje ngriheshin katër oxhaqet do të përdoret për të ndërtuar komplekse banimi, por edhe shkolla dhe objekte të tjera publike për komunitetin e zonës.