Messi feston “Topin e Artë” me tripletë – A2

Messi feston “Topin e Artë” me tripletë

Barcelona feston në mënyrën më të mirë fitoren e gjashtë të Topit të Artë të yllit të saj Leo Messi me një fitore spektakolare ndaj Mallorca, me rezultatin 5-2.

Argjentinasi magjik është sërish protagonisti i ndeshjes me një tripletë në minutat 17, 43, 83, si gjithmonë njëri më i bukur se tjetri.

Golat e Messit u zbukuruan edhe nga realizimet e Griezmann dhe Suarez, që çojnë Barcelonën në krye të klasifikimit në La Liga me 34 pikë, po aq sa rivalët e përjetshëm të Real Madrid.  Sfida mes tyre, ndërkohë, po afron.